Gërvalla lëshohet në thurje lavdesh për Pecin pas incidentit, e quan “guximtar mendjemprehtë”

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas incidentit të sotëm mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe deputetes Ganimete Musliu ku madje kjo e fundit hodhi edhe ujë në drejtim të ministrit.

Gërvalla i ka thurur lavde Pecit, duke e quajtur “guximtar mendjemprehtë”.

Sipas Gërvallës, Peci është “i urtë në fjalë, e i vendosur në punë”.

Ky është postimi i plotë i Gërvalles me lavdet e mëdha ndaj Pecit:

Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara.

I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë.

Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Go to TOP