Drejtor i Shëndetësisë, emërohet babai i Milot Rashicës
Nexhmedin Rashica, është emëruar drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Vushtrrisë.
Rashica tha se do të shërbejë me nder dhe përkushtim në këtë pozitë.
“Nderi, respekti dhe përkushtimi për ju, do jetë prioriteti im në çdo kohë!”
Përndryshe ai është babai i futbollistit të njohur të Kosovës Milot Rashica.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë të Vushtrrisë,
Jam i nderuar për besimin e dhënë ndaj meje, për të udhëhequr me “Drejtorinë e Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale”. Nderi, respekti dhe përkushtimi për ju, do jetë prioriteti im në çdo kohë!
Ju falemnderit e na priftë e mbara!
