E mitura e sulmon fizikisht infermieren në vendin e saj të punës në Gjakovë
Në Gjakovë është arrestuar një e mitur, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht në vendin e punës një infermiere.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar.
