Shpërthen bombola në një universitet në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një universitet privat në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul në kuzhinën e menzës për shkak të rrjedhjes së gazit, ndërkohë që raportohet vetëm për dëme materiale.

“Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit”, njofton policia.

Go to TOP