Mërgim Berisha gjen sërish golin, shënon ndaj Eintracht Frankfurt
Mërgim Berisha ka realizuar gol për skuadrën e Fenerbahçes në Ligën e Evropës.
Takimi mes Fenerbahçes dhe Eintracht Frankfurtit aktualisht është 1-1 pas pjesës së parë.
Berisha e realizoi golin e barazimit në minutën e 42-të të ndeshjes.
Kjo ndeshje i takon xhiros së fundit të fazës së grupeve në këtë garë.
Fenerbahçe kërkon mbetjen në ligat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës nëse zë vendin e tretë në grup.
Ky ishte goli i dytë i Berishës në Ligën e Evropës këtë sezon.
