Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, Fatos Klosi: Të bëhet një eksperiment duke ndezur kaldajën

Ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Fatos Klosi tha se vdekja e 4 turistëve rusë është një çështje shumë serioze dhe duhet një sqarim nëse ishte si pasojë e një veprimtarie armiqësore apo një problem i kaldajave për të cilat duhen dhënë detaje.

Ai kërkon që të bëhet një eksperiment duke ndezur kaldajën duke marrë ekspertë.

“Kjo është një ngjarje që trajtohet shkencërisht. Të kontrollohet kaldaja, me çfarë punon. Nuk jemi seriozë në hetime. Ky është problem i prokurorisë. Ajo ka të gjitha kompetencat për t’i urdhëruar që të bëjnë hetimet me ekspertë. Më çudit fakti si vajti tek pishina monoksid. Të bëhet një eksperiment, të ndizet edhe njëherë kaldaja. Rusët i morën trupat dhe do të vërtetojnë nëse analizat janë të njëjta”- tha Klosi për News 24

Go to TOP