Mbi muralin e Nexhmije Pagarushës vihet një reklamë, nga komuna e Prishtinës paralajmërojnë masa
Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka njoftuar se një kompani ka vendosur reklamë të saj mbi muralin e Nexhmije Pagarushës.
Berisha ka shkruar se kjo kompani s’ka leje nga komuna e Prishtinës dhe inspekcioni do ta largojë atë.
“Kompania e cila e ka vendos kete “reklame” nuk ka leje nga Komuna e Prishtines dhe koleget nga Drejtoria e Inspekcionit jane duke ardh ketu me marr masa”, ka shkruar ai.
PA KOMENT. 🤬
— Adrian Berisha (@adrianberishaa) November 27, 2021
Kompania e cila e ka vendos kete “reklame” nuk ka leje nga Komuna e Prishtines dhe koleget nga Drejtoria e Inspekcionit jane duke ardh ketu me marr masa.
😞 pic.twitter.com/oqbswVjXKi
