Syla: Rritja ekonomike e Albinit po shoqërohet me rritje të budallakut në institucione

Analisti politik dhe gazetari, Valon Syla, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Kurti për rritjen e pretenduar ekonomike në Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo “rritje” po shoqërohet me rritje të çmimeve, dhe të asaj që ai e quan “budallak” në institucione.

“Rritja eknonomike e Albinit, po shoqërohet me rritje të çmimeve dhe të budallakut në institucione. Kur s’jeni kon mirë, por po me doket që keni lujt krejt, qitash”, ka shkruar Syla.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të insistojë se në vend ka rritje “të pashembullt”, ndonëse nga situata në terren është vërejtur rritje enorme e çmimeve të produkteve bazike. 

Go to TOP