Munishi zbulon këngët me të cilat motivon lojtarët
Munishi njihet për motivim të jashtëzakonshëm të lojtarëve të tij, teksa tregoi disa prej këngëve me të cilat i frymëzon lojtarët e Gjilanit.
“Këngët më të cilat i motivoj lojtarët e mi janë “Semafori” kënduar nga MC Kresha, “Flas gjuhën e kampionit” kënduar nga Noizy, “Hajde te baba” kënduar nga Geti, “SRMN” kënduar nga Ledri, etj”, tha Munishi .
Momentalisht, Gjilani prin në renditjen tabelare të Superligës me 25 pikë, aq sa ka edhe ekipi tjetër gjilanas, Drita në vendin e dytë.
Ndeshjen e radhës Gjilani e luan të mërkurën ndaj Dritës, takim ky që fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
