Bordi i Manchester United thërret mbledhje urgjente për të shkarkuar trajnerin Solskjaer
Manchester United ka thirrur një mbledhje urgjente të bordit për të diskutuar shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer si trajner pas humbjes 4-1 të klubit nga Watford. Takimi virtual është planifikuar për në orën 19:00 me kushtet e kompensimit të Solskjaer në agjendë.
Solskjaer, 48 vjeç, tani ka fituar vetëm katër ndeshje në 13 dhe rënia në formë ka qenë dramatike, shkruan The Times, përcjell Klankosova.tv.
Familja Glazer ka udhëzuar gjithashtu zyrtarët e klubit që të përshpejtojnë më tej përpjekjet për të bindur Zinedine Zidane për të marrë postin menaxherial në mes të sezonit.
