Komuna Veriore e Mitrovicës do t’ia ndajë “Çelësin e Qytetit” Aleksander Vuçiqit

Ish-ministrit Sllobodan Millosheviqit për propagandë, presidentit aktual të Serbisë, Aleksander Vuçiq, Komuna Veriore e Mitrovicës do t’i ndajë “Çelësin e Qytetit” dhe atë që quhet “Karta e Artë”. Një gjë e tillë do të bëhet më 23 nëntor, në ditën që serbët e konsiderojnë si “Dita e çlirimit të qytetit” e që e ndërlidhin me Luftën e II-të Botërore.

Një gjë e tillë do të bëhet siç thuhet në “shenjë falënderimi për gjithçka që Vuçiq bën për të mirën e popullit serb dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbështetjen për stabilitetin ekonomik, strehimin dhe zbatimin e projekteve të shumta infrastrukturore”.

Kjo ceremoni do të mbahet në Komunën Veriore të Mitrovicës në orën 11:30.

Nuk dihet nëse Vuçiq do t’ia mësyjë Republikës së Kosovës për të marr pjesë në një organizim të tillë.

Go to TOP