“Mos më vrit, unë nuk dua të bëhem engjëll”, në Tiranë ndizen qirinj për 8 vjeçarin që u vra mizorisht

Qytetarë të Tiranës kanë ndezur mbrëmjen e sotme qirinj para Kryeministrisë për Mateon, të miturin 8-vjeçar që u vra brutalisht nga fqinji i tij.

Në shkallët e Kryeministrisë është vendosur një pankartë ku shkruhet: “Mos më vrit, unë nuk dua të bëhem engjëll”, si dhe janë vendosur lule e janë ndezur qirinj.

Vrasja makabre e të miturit nga Klodian Çalamani tronditi mbarë opinionin publik, ku pati solidaritet jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugët e Fierit.

Dy ditë më parë qytetarët e Fierit nisën një peticion për dënimin me vdekje të vrasësit, duke mbështetur familjen e të miturit.

Ndërkohë qytetarët e Tiranës zgjodhën këtë mënyrë për tu solidarizuar me familjen dhe për të ndërgjegjësuar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

Go to TOP