Fifi sqarohet pasi tha se Semi u tregua ‘mosmirënjohëse’ ndaj saj

Fifi dhe Semi janë ndër konkurrentet më të përfolura.

Semi dhe Fifi kanë pasur mosmarrëveshjet e tyre të cilat janë bërë mjaft publike në publikun shqiptar.

Ato sot kanë pasur mundësinë që të sqarohen me njëra tjetrën pasi Fifi disa ditë më parë i tregoi Granitit historinë se si ajo u njoftua me Semit për herë të parë.

Fifi u shpreh se ajo u ndje sikur nuk kishte marrë një falënderim nga Semi por që konkurrentja në fjalë tha se ajo e ka falënderuar atë me vepra dhe jo vetëm me fjalë.

Go to TOP