“Thumbi” i Gashit për pushtetin pasi SHBA’ja s’ftoi Kosovën: As në dekë, e as në drekë
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një shkrimi në facebook, ka thumbuar Qeverinë Kurti, pasi SHBA-ja nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë.
Lidhur me këtë mos-ftesë, Gashi tha “As në dekë, e as në drekë! Populli…”.
Ky Samit është organizuar nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ku në Ballkanin Perëndimor nuk ftoi vetëm Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë.
Lidhur me këtë zhvillim, eksponentë të politikës vendore kanë reaguar në drejtim të Qeverisë Kurti.
Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli, i ka thënë kryeministrit Kurti “ More atë që deshe, Shtëpia e Bardhë i vendosi Kosovës vijë të kuqe”.
