Një prekje këmbësh krijon debate të ashpra në “Big Brother”

Banori i ri që hyri të martën mbrëma në “Big Brother VIP”, Igli Zarka, ka filluar të krijoj debatet e para në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai është shprehur që në ditën e parë që në shtëpi nuk ka hyrë për të gjetur shokë apo “vëllezër” dhe nuk ka ndërmend të afrohej me ndonjë.

Madje, ai mbrëmë nuk ka toleruar as prekjen që Semi i ka bërë me shaka në këmbën e tij. E që ky veprim ka krijuar debat të ashpër në shtëpi.

Igli është shprehur i revoltuar se Semi i ka cenuar privatësinë, ndërsa kjo e fundit përpos faktit që i ka shpjeguar se e ka bërë me shaka, i ka thënë se ai nuk është përsoni i njejtë që ajo njeh jashtë.

“E di, por këtu nuk lejoj. As jashtë s’të kam lejuar të ma bësh kështu”, i tha Igli.

Në debat është përfshirë edhe Einxhel, të cilës nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i Iglit.

Banorja i ka thënë Iglit se nëse nuk do të bashkëjetojë dhe nuk e ka aspak problem as noniminim dhe largimin nga shtëpia të dalë që tani.

Go to TOP