MSh: Vala e re e pashmangshme, vaksinohuni
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim, duke theksuar se vala e re e pandemisë është e pashmangshme.
Përmes një postimi në Facebook, MSh-ja shkruan se “çdo qytetar mbi moshën 18-vjeçare mund të vaksinohet”, duke e zgjedhur llojin e vaksinës.
“Nëse keni aplikuar më herët cakto terminin”, thuhet në njoftim.

Në ditët e fundit është vërejtur një ngritje e lehtë e rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë.
127 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në vend nga e hëna në të dielën e javës që shkoi, duke iu referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq përgjatë këtyre ditëve, 3 persona kanë vdekur pas infektimit me COVID-19.
