Mbyllet edhe një xhiro, Drita lider i ri në Superligë
Ka përfunduar edhe xhiro e 12-të në kuadër të Superligës së Kosovës.
Pas ndeshjes dy ndeshjeve të zhvilluara sot (e diele) edhe një xhiro përfundoi me sukses.
Ulpiana befasoi me fitore ndaj Ballkanit, derisa Prishtina arkëtoi pikët e plota kundër Drenicës.
Pas xhiros së 12-të, Drita është lider i ri me 22 pikë të tubuara, një më shumë se Ballkani dhe Gjilanin që renditen në pozitën dy, respektivisht tre.
Ndërkohë, Malisheva tani është në zonën e rrezikshme me 12 pikë, bashkë me Dukagjinin dhe Feronikelin që kanë nga 11 pikë, respektivisht 10 sosh.
Tabela e plotë.

