Alaves barazon ndaj Barcës vetëm tre minuta pas Depayt (VIDEO)
Barcelona dhe Alavesi e kanë nisur furishëm pjesën e dytë të përballjes, pas një pjese të parë të plogësht.
Barcelona kaloi në epërsi e para me anë të Memphis Depay të realizuar në minutën e 49-të të ndeshjes, gjersa tre minuta më vonë, sulmuesi i Alaves Luis Rioja barazoi shifrat në minutën e 53-të për 1-1, pas një super aksioni të organizuar nga skuadra mysafire.
Duket se kjo pjesë do të jetë dukshëm më produktive sesa ajo e para, duke e parë qasjen se si janë futur dy skuadrat në pjesën e dytë, andaj nuk përjashtohen edhe gola të tjerë në vazhdim.
Kujtojmë që tek Barcelona në pjesën e parë u largua Sergio Aguero për shkak të një lëndimi, i cili u zëvendësua nga Philippe Coutinho në minutën e 41-të.
Goli i Depay – VIDEO
Goli i Riojas – VIDEO
