Burri masakron me thikë ish-gruan pasi ajo u lidh me shokun e tij të ngushtë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Greqinë, pasi një burrë në moshën 54-vjeçare ka masakruar me thikë ish-gruan e tij 48-vjeçare në zonën e Peristerasit, duke e lënë të vdekur.

Kjo e fundit ishte nënë e katër fëmijëve të moshës 25-vjeç, 22-vjeç  dhe dy vajza binjake të moshës 18 -vjeç.

Si ndodhi ngjarja?

Mediat greke bëjnë me dije se çifti ishte divorcuar disa muaj më parë dhe 48-vjeçarja qëndronte përkohësisht në një banesë që kishte marrë me qira.

Ndërkohë 54-vjeçari pasi ka zbuluar se ku jeton, ka shkuar ta takojë për të biseduar, por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Për këtë shkak të dy kanë nisur të debatojnë e më pas autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur  duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas burri ka hipur në një shkëmb në tentativë për të vrarë veten por që është ndaluar nga policia.

https://www.youtube.com/watch?v=q5KTzBKqpbw

Mediat greke kanë mundur që të marrin disa dëshmi të të afërmve të viktimës dhe autorit. Një kushëri i vrasësit, shprehet se 54-vjeçari dhe 48-vjeçari ishin të divorcuar prej disa kohësh, por së fundmi autori mësoi se ish-gruaja kishte lidhje intime me shokun e tij më të ngushtë.

“Dje kushëriri im mësoi se Nektaria ishte në një lidhje me shokun e tij të ngushtë prej disa vite. Në fakt, ai ka parë një foto që kishte hedhur miku i tij me ish-bashkëshorten në rrjetet sociale. Kjo ndoshta e ka inatosur dhe ka bërë atë që ka bërë”, ka theksuar kushëriri i autorit, por megjithatë nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Sakaq  në mediat greke shkruhet se mes çiftit kishte mosmarrëveshje prej kohësh dhe se disa herë autori kishte deklaruar se do ta vriste ish gruan e tij.

Go to TOP