KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve lokale – mbeten pa u certifikuar rezultati në katër komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale 2021.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se certifikimi i rezultateve është bërë në 35 komuna, kurse në katër komuna nuk është certifikuar rezultati për shkak se ka pasur ankesa dhe ende nuk është vendosur për to.

“Rezultati e raundit të parë të zgjedhjeve nuk mund të certifikohen në Shtime, Ferizaj, Podujevë dhe Kllokot”, deklaroi Radoniqi.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, 17 kandidatë kanë fituar votat e mjaftueshme për kryetar, kurse në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

Balotazh do të ketë në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

https://onedrive.live.com/embed?cid=020EFB417AB9FFDD&resid=20EFB417AB9FFDD%21121&authkey=AM5808rTi3VB-_c&em=2

Go to TOP