Prishtinë: Godet me veturë zyrtarin policorë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Një zyrtarë policorë është lënduar si pasojë e një goditje me veturë.
Burimet bëjnë të ditur se një person i dyshimtë ka goditur me veturë zyrtarin policorë në Vranjevc dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin nuk janë dhënë detaje shtesë, por që pak më parë një sulm tjetër ishte ndaj një zyrtari policor.
Të njëjtit iu hodh sprej lotues, ndërsa është arritur të arrestohet personi i dyshimtë në këtë rast.
