Rezultatet në Vushtrri, PDK e LDK në garë të ngushtë
Ferit Idrizi i PDK-së ka fituar 34.81 përqind të votave në Vushtrri, sipas rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Xhafer Tahiri i LDK-së do të shkojë në balotazh me Idrizin, pasi fitoi 33.82 përqind të votave.
Arsim Rexhepi (VV): 26.04 përqind,
Mensut Ademi (AAK): 1.92 përqind,
Ergin Sunguri (KDTP): 1.48 përqind,
Albert Maxhuni (Nisma): 1.09 përqind,
Jeton Salihu (kandidat i pavarur) 0.83 përqind.
