Sekretari i diplomacisë serbe: Po i afrohemi momentit të së vërtetës në dialog

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi, ku ka thënë se po afrohet “momenti i së vërtetës” në këtë proces.

Duke folur në transmetuesin publik të Serbisë, Staroviqi ka thënë se po përballen në dialog me një qasje tjetër nga përfaqësuesit e Kosovës, të cilët thotë se kanë rezerva në Marrëveshjet e Brukselit, përcjell “Zëri”.

“Ata në këtë mënyrë shumë hapur po ua ‘hedhin dorezën fytyrës’, jo vetëm Beogradit, por edhe ndërmjetësve evropianë. Për këtë mendoj se për pak muaj po i afrohemi momentit të së vërtetës, kur do merret vesh nëse marrëveshjet e Brukselit vlejnë ose jo”, ka thënë Staroviqi.

Go to TOP