Gjasula pas tri pikëve ndaj Hungarisë: Kjo fitore shkon për Gjimshitin, ndaj Polonisë me këmbë në tokë dhe tifozët shqiptarë prapa

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula, është shpreh tepër i lumtur, për fitoren si mysafir ndaj Hungarisë.

Pas ndeshjes, mesfushori ka thënë se kjo fitore shkon për Berat Gjimshitin.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, kartoni nuk më intereson fare. Ndeshja me Poloninë një finale për ne. Duhet t’ia dalim”.

https://twitter.com/FSHForg/status/1446925600531300357?s=20

“Rasti? Gjuajta, e zura mirë, do kisha bërë golin e parë, do qe shumë i rëndësishëm, sepse ka dhe vajza ditëlindjen, do t’i dedikohej asaj”.

“Kjo fitore ishte për Gjimshitin. Ka thyer dorën. Na erdhi shumë keq, është lojtar shumë i rëndësishëm, tani është në spital. Jemi me ty, gjithë të mirat”, ka thënë Gjasula.

Sa i përket Polonisë, mesfushori kuqezi ka thënë se duhet të jenë të mirë në mbrojtja, pasi në sulm do të ketë raste dhe do të vijë goli.

https://twitter.com/FSHForg/status/1446939096908173315?s=20

“Me Poloninë do të jetë ndeshje afërsisht si sonte, e rëndësishme është të mos pësojmë gol. Do të krijojmë raste sepse kemi kualitete dhe do të shënojmë. Me tifozat do të tregojmë veten tonë”, deklaroi ai.

Go to TOP