Numër shumë i madh i tifozëve të Kosovës në Stokholm, para ndeshjes me Suedinë
Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në udhëtim.
Në Stokholm, qytetin ku do të luhet ndeshja po shihet një numër jashtëzakonisht i madh i tifozëve të Kosovës.
Ndeshja luhet në stadiumin “Friends Arena” dhe pritet që aty të jenë një numër i madh i tifozëve që do ta përkrahin Kosovën sonte.
