LSDM: Mickoski ka bërë koalicion me ata që më së shumti i urren

LSDM-ja ka koalicionin që bindshëm do të fitojë në zgjedhjet lokale, sipas të gjitha kritereve dhe parametrave për shkak se LSDM ndërton koalicione në bazë të ofertës së qartë, konkrete dhe të realizueshme. Ka qenë ky reagimi i parë i socialdemokratëve pas zyrtarizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për zgjedhjet lokale mes VMRO-DPMNE-së, ASH-së dhe AAA-së.

Koalicioni i ri i Mickoskit, Selës dhe Gashit është koalicion i cili që në fillim është gjykuar në shkatërim dhe humbje– thonë nga LSDM-ja.

“I përballur me disfatën e shtatë me radhë nga populli, Mickoski është aq i frikësuar sa që promovon koalicion me të njëjtit që i quante tradhëtarë, ata që sipas VMRO-DPMNE-së “nuk e njohin identitetin maqedonas” dhe me Selën e njëjtë ku të VMRO-DPMNE-së me dhunë e tërhoqën në Kuvend duke i shkaktuar lëndime të përgjakshme për jetën më 27 Prill” – thonë socialdemokratët.

Nga LSDM-ja kanë parashtruar disa pyetje publike, shkruan KlanMacedonia, transmeton Klankosova.tv.

“U tha Mickoski, Selës dhe Gashit se dëshiron shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës?

I njoftoi se është kundër Ligjit për gjuhët?

U tregoi se çfarë kërkonte në Kuvend më 27 Prill?

Mickoski është politikan pa qëndrim, i detyruar të bëjë koalicione me ata që më së shumti i urren, sikurse krahu i tij i ashpër partiak” – thonë nga LSDM-ja.

Që në fillim janë të mposhtura dhe të dënuar në shkatërrim ata që në mëngjes brohorasin “Maqedoni e pastër”, kurse pasdite distancohen rrejshëm nga 27 Prilli – thuhet në reagimin e LSDM-së.

Go to TOP