Refugjatët afganë që kanë arritur në Shqipëri mund të aplikojnë edhe për nënshtetësi

121 afganë kanë arritur këtë të premte në Shqipëri.

Ata janë vendosur në dy objekte hoteliere në qytetin e Durrësit.

Ka qenë gazetarja e Klan News, Kjesiana Omeri që në një lidhje direkte për Klan Kosova, ka thënë se shteti ka krijuar mundësinë që ata të aplikojnë për azil dhe po ashtu edhe për nënshtetësi.

“Edhe pse destinacion është ShBA, Shqipëria nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata që duan të qëndrojnë mund të qëndrojnë këtu. Ata kanë të drejtë të aplikojnë për azil dhe të mund të lëvizin lirshëm dhe të mund të kërkojnë nënshtetësi shqiptare nëse duan të integrohen në shoqëri edhe pas përfundimit të afatit”, është shprehur Omeri.

“Përveç kësaj Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme kanë themeluar një taskforcë e cila do të merret me akomodim, buxhetin dhe të gjithë organizimin rreth refugjatëve sa ata do të qëndrojnë në Shqipëri”.

Go to TOP