Nis edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PRIFEST”
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, këtë të martë, ka filluar edicioni i i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, “PRIFEST”.
Në këtë festival do të garojnë plot 50 filma.
Kësaj radhe, ky edicion është duke u mbajtur me pjesëmarrje fizike, për dallim nga viti i kaluar, ku për shkak të pandemisë, në muajin tetor, ishte mbajtur virtualisht.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PRIFEST”, këtë vit mbahet me pjesëmarrje të kufizuar të mysafirëve, me vetëm 50 përqind shikues, dhe më shumë hapësirë do t’u jepet grave.
Prev Post
Correa nga Lazio te Interi
