Qëndron Kastrati rikandidon për kryetar të Kamenicës

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të rikandidojë për të parin e kësaj komune në zgjedhjet e 17 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur Kastrati përmes një postimi në Facebook, derisa ka folur edhe për kandidatët që lista e tij do t’i ketë në këto zgjedhje.

“E gjithë lista përfaqëson program e gjeografi. Mbi te gjitha perfaqëson synimin për barazi. 29 emra, secili më i vlefshëm se tjetri. Të radhitur me short sepse jemi bashkë në këtë projekt. Një grua shembullore, arkitekte e suksesshme në Zvicërr, Albina ka vendosur që të kthehet në Kosovë. Interesimi i saj për zhvillimet në Kamenicë ka qenë i vazhdueshëm dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në vendin ku u lind e u rrit është e pashembullt. Së bashku do të punojmë për projekte zhvillimore për të ardhmen e Kamenicës”, ka shkruar ai.

“Është listë gjithëpërfshirëse me kandidatë nga zona të ndryshme të komunës e nga kategori të ndryshme shoqërore. Të gjithë të përkushtuar për punë, të gjithë të dëshmuar në punë e në shoqëri. Rradha e kandidatëve është përcaktuar me short, sepse janë projektet të cilat do t’i prezentojmë që kanë rradhitje sipas rëndësisë e që të gjithë ne do të angazhohemi barabartësisht për të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, për bujkun, pacientin, ndërmarrësin e mjeshtrin. Për të sjellë Kamenicën në një fazë të re të zhvillimit. Për projekte ambicioze. Në ditët në vazhdim do të prezentojmë listën që e bindë secilin, listën që do të fitojë bindshëm! Unë sot e deklaroj kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Kamenicës”, ka shkruar tutje Kastrati.

Go to TOP