Petkoviq: Kandidatura e Stojanoviq është mbështetje direkte për armiqtë e Serbisë
Kandidatura e Branimir Stojanoviq për Kryetar të Komunës së Graçanicës nuk është pritur mirë në Serbi.
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është shprehur se kandidatura e tij u shkon përshtati armiqve të Serbisë, raporton KontaktPlus, transmeton Klankosova.tv.
“Kandidatura e tij shkon kundër Listës Serbe në zgjedhjet lokale në Graçanicë. Ajo është mbështetje direkte për kundërshtarët e Serbisë, atyre që punojnë kundër serbëve dhe unitetit serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.
“Prandaj ne e themi zëshëm se vetëm kandidatët e Listës Serbe e kanë mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe shtetit të Serbisë”.
