Zjarret shkrumbojnë një pjesë të Bjeshkëve të Nemuna

Fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna është vendi më i goditur nga zjarret që kanë kapluar shumë pjesë të Kosovës në javët e fundit.

Edhe pse me intensitet të zvogëluar zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte.

Si pasojë e zjarrit një person nga Komuna e Malishevës tashmë ka vdekur.

Policia tashmë ka arrestuar disa persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Për shuarjen e zjarreve, përveç zjarrfikësve, janë angazhuar dhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s si dhe banorë lokalë.

Disa pamje të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që lanë pas zjarret.

Go to TOP