Messi nuk e vazhdon kontratën me Barcelonën

Ylli argjentinas Lionel Messi edhe zyrtarisht nuk e ka vazhduar kontratën me ish klubin e tij, Barcelonën.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi katalanas ku thotë se pavarësisht dëshirës së dyanshme për rinovim, kjo gjë nuk mund të ndodhë për shkak të problemeve financiare dhe rregullave të La Liga-s.

“Leo Messi nuk do të qëndrojë në Barcelonë. Pavarësisht dëshirës së Leo Messit dhe klubit për të rinovuar kontratën, kjo s’mund të ndodhë për shkak të problemeve financiare, dhe rregullave të La Ligës”, thuhet në komunikatën e Barcelonës.

Go to TOP