Debati publik mbi draft-rregullorën për hapësirën e parkimit në Prizren (dokumenti)
Dje, në sallën e Kuvendit Komunal, nën kryesimin e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Beni Kizolli, është mbajtur dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për parkim dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt, organizimin e vendparkingjeve me ppp, si dhe organizimin e vendparkingjeve private në Komunën e Prizrenit” transmiton Kosova.info
Gjatë këtij dëgjimi, drejtori Kizolli njoftoi se qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i zonave të hapësirave për parkim, kushtet dhe mënyrat për shfrytëzimin e këtyre hapësirave, mënyra e pagesës dhe çmimit për shfrytëzimin e tyre, mënyrës së shfrytëzimit dhe mbikëqyrjes për parkimin e automjeteve si dhe të biçikletave në territorin e Komunës së Prizrenit.Në kuadër të llojeve të parkingjeve, drejtori Kizolli njoftoi se janë paraparë hapësirat publike për parkim të përhershëm, hapësirat publike për parkim të përkohshëm, vendparkimet publiko-private, që janë garazhet nëntokësore ose mbitokësore dhe vendparkingjet private, të cilët duhet të plotësojnë kushte të ndryshme të parapara në këtë rregullore.
“Po ashtu në kuadër të kësaj rregulloreje e kemi bërë ndarjen e zonave, ku është përfshirë i gjithë territori i komunës së Prizrenit në tre zona, e para që përfshin Zonën e Qendrës Historike, e dyta që përfshin Zonën Urbane dhe e treta që përfshin Zonën Ndër-Urbane”, deklaroi drejtori Kizolli, i cili njoftoi se në draft-rregullore janë përfshirë edhe llojet e mjeteve që mund t’i shfrytëzojnë këto hapësira publike, duke filluar nga biçikletat e deri tek rimorkiot.“Në kuadër të hapësirave për parkim kemi lënë hapësirë të veçantë edhe për personat me nevoja të veçanta dhe si të tillë kemi siguruar edhe mënyrën se si ata të pajisen me një dokument të veçantë në mënyrë që t’i sigurohet apo mundësohet e drejta e parkimit në kuadër të parkingjeve publiko-private”, theksoi drejtori.
Më tej drejtori njoftoi për mënyrën e pagesës së çmimit për parkim si dhe dha informacione të tjera si sinjalizimi i trafikut të hapësirave publike për parkim, ndalesat e parkimit, autorizimet e inspektorit dhe largimi i automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt, si dhe dispozitat ndëshkuese dhe përfundimtare, të cilat mund të gjeni në: https://bit.ly/3A2guOmMbeldhja vazhdoi me paraqitjen e kërkesave dhe sugjerimeve nga ana e pjesëmarrësve të këtij debati.
