Gjendet një mjet shpërthyes në Luboten, tërhiqet nga FSK dhe KFOR’i

Një person ka raportuar se derisa ishte duke mbledhur fruta në Parkun Nacional në Luboten, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i kanë bërë tërheqjen e këtij mjeti pa incidente,

“Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Go to TOP