Liverpool gati ofertën prej 50 milionë eurosh për portugezin e Juventus
Liverpool po vazhdon kërkimet për zëvendësuesin e Mohamed Salah dhe një nga emrat që ka hyrë seriozisht në listën e klubit anglez është anësori portugez i Juventusit, Francisco Conceicao.
Sipas “TuttoSport”, drejtuesit e Liverpool kanë interes konkret për njëzet e tre vjeçarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth pesëdhjetë milionë euro për kartonin e tij.
Conceicao konsiderohet si alternativa kryesore në rast se Liverpool nuk arrin ta transferojë sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola. Francezi mbetet objektivi i parë i klubit, por çmimi i tij, që raportohet të jetë rreth 145 milionë funte, mund ta bëjë shumë të vështirë realizimin e marrëveshjes.
Portugezi la përshtypje të mira me paraqitjet e tij në Kupën e Botës, edhe pse nuk arriti të shënonte gol apo të regjistronte asistime.
Conceicao ka kontratë me Juventusin edhe për katër vite. Ai iu bashkua klubit italian në vitin 2025 për rreth tridhjetë milionë euro, pasi më parë kishte kaluar një sezon si i huazuar nga Porto.
Ndërkohë, negociatat mes Liverpool dhe PSG-së për Barcola vazhdojnë. Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se tifozët nuk duhet të presin një marrëveshje të shpejtë.
Sipas tij, bisedimet janë të ndërlikuara për shkak të vlerës së lartë të transferimit, megjithëse futbollisti është i interesuar për kalimin në “Anfield”.
