Java nis me reshje lokale, fundi i korrikut sjell temperatura deri në 38°C

Java e fundit e korrikut do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm në fillim dhe temperatura të larta në fund të periudhës, sipas parashikimit për datat 27–31 korrik 2026.

Të hënën pritet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht, duke krijuar mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër në zona të izoluara. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 30°C.

Nga e marta moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shpërndara dhe vetëm reshje të izoluara në zonat malore. Në ditët në vijim, moti do të stabilizohet, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale.

Të enjten dhe të premten vendi do të përfshihet nga mot i nxehtë dhe me diell, me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 38°C në disa zona.

Sa u përket kushteve biometeorologjike, ditët e para do të jenë përgjithësisht të favorshme, ndërsa nga fundi i javës pritet ngarkesë e shtuar termike për shkak të vapës. Indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e ekspozimit në diell nga ora 11:00 deri në 16:00, përdorimi i kremrave mbrojtës dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.

Në aspektin agrometeorologjik, reshjet e mundshme në fillim të javës do të jenë të dobishme për kulturat bujqësore, megjithëse lokalisht mund të paraqitet rrezik nga breshëri dhe erërat e forta. Rritja e temperaturave nga mesi i javës do të shtojë nevojën për ujitje, veçanërisht për misrin, perimet dhe pemishtet, me rekomandim që ujitja të kryhet gjatë orëve të freskëta të mëngjesit. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)29.07.202630.07.202631.07.2026
Temp. Min. 0C  Temp.Max 0C    Temp. Min. 0C  Temp.Max 0CTemp. Min. 0C  Temp.Max 0C
Prishtinë143214351538
Pejë143214351538
Prizren153315361537
Gjakovë153315361637
Istog153315361637
Junik143214351536
Dragash122712291330
Ferizaj133113341437
Gjilan133113341437
Kamenicë133213351438
Besianë133114341437
Mitrovicë143114351537
Malishevë143214361537

Go to TOP