Lladrovci për Demaçin: Të bekuar që e patëm!
Me rastin e përvjetorit të kalimit në amshim të Adem Demaçit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ishim të bekuar që e patëm.
“Bacën Adem do kujtuar sa herë ka dyshime, vështirësi dhe sfida për shtetin, shtetësinë, rrugën e Kosovës dhe kombit”, ka shkruar Lladrovci.
Në fynd, ai ka shkruar se “na mungon shumë thjeshtësia, guximi, qartësia dhe largpamësia e tij. Të bekuar që e patëm!”. /Kosova.info/
