Trump paralajmëroi Kinën dhe Rusinë të mos i shesin armë Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paralajmëruar Rusinë dhe Kinën të mos i shesin armë Iranit, duke shtuar se u beson Xi Jinping dhe Vladimir Putin kur ata pretendojnë se nuk janë të përfshirë në dërgesa të tilla.
“Dy vendet kryesore që përmenden shpesh në çështjen e Iranit, sipas mendimit tim, nuk janë të përfshira në këtë”, shkroi Donald Trump në rrjetin social Truth, duke iu referuar furnizimit me armë të Republikës Islamike.
“Do të ishte shumë keq nëse do ta bënin këtë. Sigurisht që nuk do të ishte në interesin e tyre”, shtoi ai.
Trump e bëri njoftimin në një kohë kur Uashingtoni po heton shitjet e mundshme të informacionit nga Rusia dhe Kina në Iran, pas një serie sulmesh ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan tha se homologu i tij kinez Xi Jinping ia konfirmoi gjatë një takimi në maj se nuk donte ta armatoste Iranin.
“Duke marrë parasysh marrëdhënien tonë, i besoj fjalës së tij”, thotë Trump.
Ai shtoi se presidenti rus i kishte bërë një premtim të ngjashëm, pavarësisht luftës në Ukrainë, shkruan France Presse.
“Ai e kupton që unë nuk po i shes armë Ukrainës, por vendeve të NATO-s. Ata paguajnë çmimin e blerjes dhe unë nuk kam dijeni se si shpërndahen më tej këto armë, pohoi ai.
