Kelmendi angazhon kompaninë për të mbështetur kultivuesit e shalqirit të dëmtuar nga breshëri në Istog
Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se ka angazhuar sektorët përkatës të shit-blerjes në kompaninë e tij për të mbështetur kultivuesit e shalqirit në rajonin e Istogut, pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri.
Përmes një njoftimi, pronari i kompanisë Elkos Grup, Ramiz Kelmendi tha se është kërkuar organizimi i blerjes dhe tregtimit të këtij fruti, me qëllim që t’u dilet në ndihmë fermerëve të prekur.
“Kam angazhuar sektorët përkatës të shit-blerjes në kompani, që pas dëmeve të shkaktuara pasdite në frutin e shalqirit, nga breshëri në rajonin e Istogut, të organizohen në mbështetje të tregtimit të këtij fruti, duke ju dalur në mbështetje kultivuesve”, ka shkruar Kelmendi.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për masën e mbështetjes apo sasinë e prodhimit që pritet të blihet, por ka theksuar se iniciativa synon t’u lehtësojë pasojat ekonomike fermerëve të prekur nga moti i lig.
Një stuhi me breshëri ka goditur pasditen e sotme komunën e Istogut dhe disa rajone të tjera të vendit, duke dëmtuar dëme të mëdha në bujqësi.
