Rama dhe Rafuna Hasani vizitojnë përfituesit e serrave: Investimet në bujqësi po rrisin prodhimin vendor

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me drejtoreshën për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Jeta Rafuna Hasani, kanë vizituar disa nga përfituesit e serrave, për të parë nga afër rezultatet e investimeve në sektorin e bujqësisë.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e mbështetjes së fermerëve dhe investimeve konkrete që synojnë rritjen e prodhimit vendor, fuqizimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive më të mira për familjet që merren me bujqësi.

Drejtoria për Bujqësi dhe për Zhvillim Rural ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë pranë fermerëve dhe të mbështesë nismat që kontribuojnë në zhvillimin e një bujqësie më të qëndrueshme dhe konkurruese. /Kosova.info/


Go to TOP