Aktakuzë ndaj 6 personave për krim të organizuar
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 6 personave për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar dhe vepra të rënda penale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprat penale: “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim të PSK-së.
