Kosova e Gjermania “shkëmbejnë” ekstradimin e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 15 dhe 16 korrik është bërë ekstradimi i dy personave, njëri nga Gjermania në Kosovë, e tjetri anasjelltas.
Sipas një njoftimit, më 15 korrik është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar i përfshirë në një grup kriminal duke kryer veprat penale të ‘Kontrabanda me emigrantë’.
Ndërsa, më 16 korrik, sipas njoftimit, nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë.
“I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat tjera ligjore.”, thuhet në njoftim.
Të dy ekstradimet, sipas njoftimit, janë realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.
