Haxhiu: Sprecher kontribuoi në forcimin e lidhjeve Kosovë–Zvicër
U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të misionit të ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu shprehu mirënjohje për punën e ambasadorit Sprecher.
“Sot mora pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të misionit të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher. Shpreha mirënjohjen time për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo i ka uruar ambasadorit Sprecher suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.
