“Përballje titanësh”, sonte gjysmëfinalja Francë-Spanjë
Finale pas finales, mund të cilësohet përballje e sontme mes Francës dhe Spanjës.
Dy gjigantët e futbollit ballafaqohen me fillim nga ora 21:00, në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Botëror 2026
“Gjelat” dhe “Furia e kuqe” takimin do ta zhvillojnë në stadiumin “AT.T” në Arlington.
Loja pritet të dhurojë spektakël për adhuruesit e futbollit anekënd botës.
Ndeshjen e fundit mes tyre në UEFA Nations League e kishte fituar Spanjë me shifrat 5:4.
Deri më tani, këto dy kombëtare janë përballur 38 herë në ndeshje zyrtare në kompeticione të ndryshme.
Spanja ka triumfuar 18 herë, Franca 13, derisa 7 herë përballjet mes tyre janë mbyllur baraz.
