Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës, vetura godet një 19-vjeçare – shoferi ndalohet
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qendër të Prishtinës, ku një veturë që po lëvizte me shpejtësi ka goditur një vajzë 19-vjeçare, raporton Kosova.info.
Sipas informacioneve, e reja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit kujdestar, drejtuesi i automjetit është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa organet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kosova.info do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja lidhur me këtë rast. /Kosova.info/
