Përleshje fizike në pompat e derivateve në Rusi mes krizës me karburante
Kriza me karburante në Rusi po shkakton tensione që po shpërthejnë në pompa të derivateve në mbarë vendin.
Sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj rafinerive të naftës dhe ndërtesave të energjisë kanë shkaktuar mungesë karburantesh në mbarë Rusinë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërndarë video të përleshjeve fizike mes njerëzve që presin për orë të tëra në radhë për t’u furnizuar me karburante. /REL/
