​Ramos e kritikon Yamal: Flet më shumë sesa tregon në fushë

Ish-kapiteni i Kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, ka shprehur zhgënjimin e tij për paraqitjet e yllit të ri spanjoll, Lamine Yamal, në Kupën e Botës.

Ramos ka thënë se sulmuesi i talentuar nuk ka arritur të japë atë që shumë tifozë dhe ekspertë prisnin prej tij në këtë turne, duke theksuar se pritshmëritë ndaj tij ishin shumë të mëdha.

“Lamine Yamal ka qenë lojtari spanjoll me paraqitjen më zhgënjyese në këtë Botëror. Ai flet më shumë sesa tregon në fushë, dhe mendoj se pikërisht kjo gjë po fillon të ndikojë tek ai”, ka deklaruar Ramos.

Sipas ish-mbrojtësit të Real Madridit, shumë njerëz, përfshirë edhe vetë atë, kishin besuar se Yamal do të ishte figura kryesore e Spanjës në këtë garë.

“Shumë njerëz, përfshirë edhe mua, menduan se ai do të ishte ylli kryesor i këtij Botërori, por deri tani ka qenë shumë zhgënjyes”, ka shtuar Ramos.


Ai ka qenë edhe më kritik për ndikimin e Yamal në ndeshjet e këtij turneu.

“Ndikimi i tij në këtë Kupë të Botës ka qenë pothuajse i papërfillshëm”, ka përfunduar Sergio Ramos.

Deklaratat e Ramosit kanë nxitur reagime të shumta, duke qenë se Yamal konsiderohet një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror.


Go to TOP