Bashkimi përforcohet me Gian Clavellin, reprezentues i Puerto Rico

Bashkimi ka njoftuar për transferimin e basketbollistit Gian Clavell, i cili do të jetë përforcim i ri i skuadrës për sezonin 2026/27.

Klubi prizrenas ka bërë të ditur se Clavell vjen me një përvojë të madhe ndërkombëtare dhe pritet të jetë një prej lojtarëve kryesorë në përbërjen e re të Bashkimit.

Basketbollisti është reprezentues i rregullt i Puerto Rico dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur në disa prej ligave më të njohura evropiane.

Clavell ka eksperiencë në garat ndërkombëtare si EuroCup Basketball dhe Basketball Champions League, ndërsa ka qenë pjesë edhe e kampionateve elitare të Spanjës, Greqisë, Turqisë, Italisë, Rusisë dhe Puerto Ricos.

“Me përvojën e tij në nivelet më të larta të basketbollit, Clavell i bashkohet Bashkimit për të kontribuar në realizimin e objektivave të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare”, ka njoftuar klubi prizrenas.


Go to TOP