Mjeku gjerman dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve
Një gjykatë në Berlin ka dënuar me burgim të përjetshëm një mjek 41-vjeçar të kujdesit paliativ, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e 15 pacientëve midis viteve 2021 dhe 2024.
Sipas prokurorisë, mjeku u jepte viktimave ilaçe vdekjeprurëse pa pëlqimin e tyre gjatë vizitave në shtëpi, ndërsa në disa raste dyshohet se u vuri zjarrin banesave për të fshehur gjurmët, shkruan BBC.
Gjatë gjykimit ai pranoi se kishte vrarë 12 pacientë, duke pretenduar se besonte se po u kursente vuajtjet. Megjithatë autoritetet po hetojnë edhe 76 raste të tjera, të cilat nëse vërtetohen mund ta bëjnë këtë një nga rastet më të mëdha të vrasjeve seriale në historinë e Gjermanisë.
Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, gjykata vendosi ndalimin e përjetshëm të ushtrimit të profesionit të mjekut dhe urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim parandalues edhe pas vuajtjes së dënimit.
