Për herë të parë në QKUK kryhen operime të trurit me teknikën moderne të neuroendoskopisë

Klinika e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka shënuar një moment të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve neurokirurgjikale, duke realizuar për herë të parë me sukses operime me teknikën e neuroendoskopisë.

Bëhet fjalë për një metodë moderne dhe minimalisht invazive, e cila mundëson trajtim më të avancuar të patologjive të trurit dhe rrit sigurinë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se më 6 dhe 7 korrik, Klinika e Neurokirurgjisë mirëpriti neurokirurgun e njohur nga Gjermania, Dr. Gousias Konstantinos, i cili, së bashku me ekipin profesional të klinikës, udhëhoqi realizimin e këtyre procedurave.

“Gjatë kësaj vizite u kryen me sukses dy ndërhyrje të rëndësishme: operimi i një tumori të hipofizës përmes qasjes neuroendoskopike dhe operimi i një tumori të ventrikulit të tretë të trurit me teknikën neuroendoskopike”, thuhet në njoftimin e QKUK-së

Go to TOP